Italia nesër e prezanton trajnerin e ri të kombëtares

20:10 | 14 Maj 2018
Arbresh.info

Kombëtarja e Italisë nesër bëhet me trajner të ri.

Ish trajneri i Interit, Manchester Cityt e disa skuadrave, Roberto Mancini, të martën do të emërohet trajner i Kombëtares së Italisë.

53 vjeçari ka arritur marrëveshje dy vjeçare me Federatën e Futbollit të Italisë, për të zëvendësuar të shkarkuarin Gian Piero Ventura.

Mancini ka ndërprerë kontratën me Zenitin për të marrë drejtimin  Italisë, ku do të jetë hera e parë që do të drejtojë një kombëtare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme