Izraeli u merr jetën 52 palestinezëve, Jared Kushner “mban ligjerata” mbi të jetuarit në paqe

19:52 | 14 Maj 2018
Trina Galanxhi

Fjalimit i Jared Kushner në ceremoninë e hapjes së ambasadës amerikanë në Jerusalem, ka pretenduar se të dyja palët mund të arrijnë një marrëveshje.

Ai i ka bërë këto komente pikërisht në ditën kur forcat izraelite kanë vrarë 52 protestues, transmeton portali arbresh.info

Kushner, të cilin Presidenti Donald Trump e ka ngarkuar me sjelljen e paqes në Lindjen e Mesme, tha se administrata amerikane është afër përfundimit të një plani të paqes, por ende nuk dihet se kur do të zbulohet përmbajtja e saj.

“Ne besojmë se është e mundur që të dyja palët të fitojnë më shumë se sa që japin, në mënyrë që të gjithë njerëzit të mund të jetojnë në paqe”, tha Kushner në ditën e hapjes së ambasadës.

Kushner gjithashtu lavdëroi vjehrrin e tij për shkeljen e dekadave të traditës për të lëvizur ambasadën amerikane nga Tel Avivi në qytetin e kontestuar të Jerusalemit, duke thënë se ndërsa paraardhësit e tij u tërhoqën nga premtimi i tyre për një veprim të tillë “, Presidenti Trump  dha një premtim dhe e mbajti atë “./arbresh.info/

Të ngjashme