Të paktën 52 palestinezë janë vrarë dhe 2,400 të tjetë janë plagosur nga trupat izraelite, kanë deklaruar zyrtarët palestinezë.
Dita e sotme është konsideruar si dita më vdekjeprurëse që nga shpërthimi i luftës në Gaza në vitin 2014, transmeton portali arbresh.info
Palestinezët kanë protestuar për javë të tëra, por numri i viktimave është rritur pikërisht në ditën që SHBA ka hapur ambasadën e saj në Jerusalem.
Palestinezët këtë veprim e shohin si mbështetje e hapur e Amerikës ndaj Izraelit.
Në hapjen e ambasadës amerikane në Jerusalem kanë marrë pjesë vajza e Donald Trump, Ivanka Trump dhe burri i saj, njëherit edhe këshilltar i Presidentit, Jared Kushner./arbresh.info/
Shpërndahen me gaz lotsjellës dhe ujë protestuesit te sheshi...
Haradinaj në Gjakovë: Me Kosovën fituese drejt NATO-s dhe zh...
Konjufca priti në takim komisionerin kroat për mbrojtjen e t...
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel