Ceremonia për hapjen e ambasadës së SHBA në Jerusalem: Trump përfaqësohet nga Ivanka dhe burri i saj

18:08 | 14 Maj 2018
Arbresh.info

Zyrtarët amerikanë dhe izraelitë u mblodhën në një kompleks të famshëm në Jerusalem, në një ceremoni që shënonte hapjen e Ambasadës Amerikane në Jerusalem.

Ky vendim u mor nga Presidenti i SHBA, Donald Trump në dhjetor të vitit të kaluar.

Siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, pjesëmarrës në ceremoni kanë qenë kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu dhe bashkëshortja e tij, vajza e Donald Trumpa, Ivanka, si dhe burri i saj, Gerard Kouchner.

Ndërsa nga njëra anë, amerikanët dhe izraelitët po festojnë, palestinezët protestojnë.

Siç është raportuar, një numër i madh njerëzish u përleshën me forcat izraelite dhe të paktën 28 persona janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme