Svetllana Broz është mbesa e ish liderit të Jugosllavisë, Josip Broz Titos. Ajo ka lindur në Beograd më 1955 por ka 20 vite që jeton në Sarajevë. Ishte 25 vjeçare kur gjyshi i ka vdekur, dhe asokohe as që e kishte menduar se çfarë do të ndodhë me vendin e saj pas vdekjes së tij.
“Nuk më godasin komentet (v.j nëse ka qenë diktator) kurrë nuk e kam konsideruar se të gjithë duhet dashur cilin do politikan, dhe as gjyshin tim. Ajo që për mua është e qartë është fakti se gjyshi im, Josip Broz Tito, personalitet historik, ku në të gjitha aspektet, ushtarake dhe politike ka hyrë në histori, në libra, dhe botën e edukimit. Njerëzit e rinj në tërë botën mësojnë për doktrinat e tij të luftës, dhe qëndrimet e tij politike të pasluftës, ka hyrë si personalitet pozitiv”, thotë ajo duke shtuar se sot po e bëjnë historinë për shkak të frustrimeve të tyre, e citon INA mediat boshnjake.
E pyetur se çfarë i mungon, pas aq shumë viteve, kur është fjala për gjyshin e saj, thotë se liria që e kanë jetuar dikur. Të gjithë ne, thotë ajo, e kujtojmë një kohë kur kemi jetuar jetën në mënyrë të dinjitetshme njerëzore, dhe kjo, ndonjëherë edhe përmes lotëve, e thonë edhe ata që e takojnë në Sarajevë, ku jeton disa vite.
E pyetur pse është larguar nga Beogradi, thotë:
Beogradi dikur ka qenë metropol evropiane, para 40 viteve, por më pas ka humbur frymën, Unë nuk mund të jetoj në një qytet pa frymë. Të gjitha qytetet kanë përjetuar migrime të mëdha. Beogradi nuk ka pësuar ndonjë shkatërrim lufte, por 350.000 të rinj kanë ikur nga ai qytet për të mos marrë pjesë në luftërat të cilat I udhëhoqi Millosheviqi. Për këtë pak dihet dhe pak flitet…Beogradi i ka humbur ata. Nuk janë më. Janë vendosur njerëz nga rajone tjera, të Kroacisë, Krajinës…
“Unë nuk mund të jetoj në qytet ku qytetarët më 1999 gjatë intervenimit të NATO-së, që është dashur të ndalet ekzoduesi i 800.000 shqiptarëve të Kosovës të ikin nga vendi i tyre, për shkak që i ndoqi regjimi i Milosheviqit, të pyesin: Si na ka ndodhur ne, po ne…Por çka ju? Po ju e dini që nga viti 1991 se jeni duke bërë krime, se dikush në emër të juve po bënë krime…Është dashur të ju ndalin më 1991 e jo më 1999”, tha ajo për mediet boshnjake.
Sveçla në Samitin për Digjitalizim në Estoni: Siguria Kibern...
Anisa ironizon me Gresën: A përlahem sot?
Arabia Saudite do të investojë 500 miliardë dollarë në turiz...
Çështjet ligjore ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump, ...
SPAK sekuestron dy vilat në pronësi të Monika Kryemadhit dhe...
Policia patrullon në veri, me fokus në sigurinë e trafikut r...