Mediat serbe shkruajnë për takimin e Haradinajt me 70 zëvendësministrat e tij

14:04 | 14 Maj 2018
Arbresh.info

Mediat serbe i kanë dhënë hapësirë lajmit se kryeministri Ramush Haraidnaj, mëngjesin e sotëm ka takuar rreth 70 zëvendësminitrat e tij.

Ato shkruajnë se si Haradinaj ‘ka paralajmëruar zëvendësministrat e tij që të punojnë karshi obligimeve kushtetuese që kanë në kohën dhe të kryejnë me përgjegjësi detyrat e tyre në mbrojtjen e ligjit dhe njohjen e Kosovës’, shkruan b92, transmeton Periskopi.

Ndryshe, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, që në mëngjes i ka mbledhur zëvendësministrat për të raportuar për punën e tyre.

Në takimin i cili filloi në orën 7:00 të mëngjesit, Haradinaj u tha zëvendësministrave se ata do të raportojnë çdo gashtë muaj në detaje, për punën dhe aktivitetet e tyre.
Ai u tha atyre se kanë përgjegjësi politike, qytetare, ligjore dhe kushtetuese. Zëvendësministrave të cilët kishin dërguar raportet e tyre të punës, u tha se kjo është një dëshmi që secili prej tyre ndjen peshën e përgjegjësisë që ka marrë.

“Pra mundeni me vazhdu këtë praktikën e raportimit të krejt dinamikave tuaja të punës, të aktiviteteve takimeve e të gjithave, por dikund ishte dashur me u gjetë njëfarë formule me shpjegu pastaj se në këta muaj të angazhimin tuaj, se çka është rezultati, çka mendoni ju që ka ndodhur fal jush në këtë rast, falë zv ministrit. Mundeni me fol dhe për suksesin e ministrisë në tërësi, çka ka ndodhur përmes ministrisë suaj për temat veç e veç, por ku mendoni ju që është rezultati juaj direkt ose konkret i punës suaj….Mirëpo që tani e këta 6 muaj nëse ju e keni vëmendjen tuaj, se çka ka ndryshuar prej juve, fal kontributit tuaj në sektorin tuaj. ..Nëse shkojmë në këtë frymë jam i bindur që ne në fund të këtij viti, do të mund të ua vërtetojmë jo vetëm atyre që na kanë dhënë besimin politik, por sidomos qytetarëve të vendit se angazhimi ynë i secilit do të jetë në dobi të qytetarëve”, tha ai.

Kryeministri Haradinaj po ashtu tha se nga raportet që ka pranuar, ka kuptuar që për këta muaj ka pasur angazhim konkret nga ana e zëvendësministrave.

“Unë sot vërtetë mundem me dëshmu se ka pasur një seriozitet të jashtëzakonshëm të gjithë juve. Edhe ju i kemi raportet të gjitha dhe të zvministrave të komuniteteve, çdo zvministri i kemi raportet. Shumica e këtyre raporteve flasin për angazhimet veç e veç. Çka ka ndodhur me angazhime. Psh mënyra e punës, ajo çka po na vyen tani dhe besoj që edhe ju bini dakord se do të bëhet, në fund të këtij viti, relativisht një vit pune edhe pse dikush është emëruar më vonë. Pra pas gjashtë muajve, një vit pune na nevojitet pos aktivitetit dhe angazhimeve t’i quaj ashtu narrative çka është efekti, çka janë rezultatet falë punës sonë veç e veç si zv ministra”, tha ai.

Pas përfundimit të fjalimit të kryeministrit, mediat nuk u lejuan të qëndrojnë në takim, duke u pamundësuar marrjen e fjalimeve të zëvendësministrave.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme