Protesta kundër Ambasadës së SHBA-ve në Jerusalem, një i vrarë dhe 28 të plagosur

13:11 | 14 Maj 2018
A. B.

Hapja e Ambasadës Amerikane në Jerusalem ka shkaktuar protesta të shumta nga ana e palestinezëve.

Gjatë protestës në Rripin e Gazës raportohet se një person është vrarë nga forcat izraelite ndërsa 28 të tjerë kanë mbetur të plagosur, përcjell lajmi.net.

AP bën të ditur se forcat izraelite kanë përdorur gaz lotsjellës ndaj protestuesve të cilët ishin vendosur në çadra pranë kufirit.

Palestinezët janë kundër hapjes së Ambasadës Amerikane në Jerusalem pasi që Jerusalemi Lindor shihet si kryeqyteti i shtetit të tyre të ardhshëm.

Sipas Reuters që nga 30 marsi kur kanë filluar protestat janë vrarë 45 palestinezë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme