UEFA ka bërë të ditur se do të jetë sponsori zyrtar i turneut ‘The Girls Tour’ të Rita Orës si pjesë e fushatës së tyre “Together #WePlayStrong”.
Në një njoftim të shtëpisë së futbollit evropian thuhet se “UEFA i ka bashkuar forcat me kantautoren, aktoren dhe dizajneren ndërkombëtare, Rita Ora, në një partneritet novator që ka për qëllim transformimin e imazhit të futbollit femëror dhe të inkurajojë pjesëmarrjen e femrave”.
Njoftimin e ka bërë edhe këngëtarja shqiptare përmes një postimin në profilin e saj në Instagram duke bërë të ditur se do ta mbështesë fushatën e UEFA-s, Together #WePlayStrong.
“Kam lajme! Jam shumë e gëzuar që do t’i bashkoj forcat me #WePlayStrong të UEFA-s në ‘The Girls Tour’, për t’i dhënë mbështetje vetëbesimit të femrave, bashkimit dhe aspirimit përmes fuqisë së futbollit dhe muzikës – dy prej dashurive të mia!”.
“Ata kanë projekte mbresëlënëse që po vijnë këtë vit, në mënyrë që sa më shumë femra ta shijojnë dhe të luajnë futboll, dhe do t’i ndaj me ju gjatë turneut tim dhe më pas! Ndiqeni #WePlayStrong dhe ejani në këtë rrugëtim me ne”, ka shkruar 27-vjeçarja në postim.
‘The Girls Tour’ është turneu i parë evropian i Rita Orës brenda pesë vitesh, ndërsa artistja e famshme do të performojë në 13 qytete të Evropës.
“Është privilegj të jem pjesë e një fushate kaq frymëzuese”, ka thënë këngëtarja duke i inkurajuar femrat që të merren me futboll.
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...