Në mbarë botën po jepet alarmi se diabetikët po shtohen në masë. Edhe Shqipëria, pavarësisht shifrave të deritanishme, duket se nuk bën ndonjë dallim thelbësor nga pjesa tjetër e botës.
Mjekët endrokrinologë në Shqipëri pohojnë se periudha e verës është tepër e vështirë për të sëmurët me diabet. Gjendja e tyre rëndohet edhe për shkak të temperaturave të larta.
Situata rëndohet edhe më tej kur bëhet fjalë për diabetin e tipit 1, që prek më shumë fëmijët. Ky lloj diabeti vjen nga mungesa e prodhimit të insulinës. Shenjat e para që mund të sinjalizojnë këtë sëmundje janë rënia e shpejtë në peshë dhe një etje tej normales, transmeton Top Channel.
Por si mund ta luftojmë diabetin?
Shoqata Amerikane e Diabetit, e njohur për studime të thelluara në këtë fushë, ka paraqitur një pasqyrë të ushqimeve dhe aktiviteteve që duhet të kryhen, në mënyrë që të mbajmë larg diabetin. Të dhënat e mbledhura nga studime të ndryshme, tregojnë se si frutat, perimet dhe një dietë e ekuilibruar ul riskun për diabet.
Më shumë drithëra dhe fruta
Sipas një studimi të fundit të Institutit të Shkencës dhe Teknologjisë në Universitetin e Kembrixhit, përdorimi i drithërave të ndryshme është masa më efikase për parandalimin e diabetit. Po ashtu, pas kërkimeve të shumta, studiuesit zbuluan se njerëzit që konsumojnë shumë fruta sëmuren 19-21 % më pak nga diabeti se ata që hanë pak. Njerëzit që hanë 16 lloje ushqimesh të ndryshme kanë afro 40% më pak mundësi të sëmuren nga diabeti.
Trajtimi individual
Trajtimi i diabetit duhet të ndryshojë nga personi në person. Sipas udhëzimeve të fundit të publikuara nga Shoqata Amerikane e Diabetit dhe Shoqata Europiane për Studimin e Diabetit, treguesit e sheqerit në gjak varen nga mosha, gjendja shëndetësore dhe ndërlikimi i sëmundjeve të pacientëve me diabet. Sidoqoftë, nëse niveli i sheqerit në gjak tre muaj pas trajtimit ende nuk mund të mbahet nën kontroll në mënyrë efektive, duhen shtuar barna të tjera.
Çaji i zi
Çaji i zi, i njohur për përmbajtjen e lartë të antioksiduesve, përforcimin e imunitetit dhe rregullimin e shtypjes së gjakut- duket se ka edhe disa efekte tjera dobiprurëse. Duke krahasuar efektet pozitive të çajrave të ndryshëm, shkencëtarët kanë zbuluar se çaji i zi përmban sasi më të madhe të një polisakaridi, i cili mund të jetë shumë i dobishëm për personat që vuajnë nga diabeti, meqë ndihmon në absorbimin e ngadalshëm të glukozës.
SeleniStudimet e fundit të shkencëtarëve francezë kanë treguar se niveli i lartë i selenit në gjak mund të ulë rrezikun për të pasur çrregullime të metabolizmit të glukozës, me këtë edhe të diabetit. Është interesant edhe fakti se ky efekt pozitiv i selenit është vërejtur vetëm te meshkujt, dhe për fat të keq jo edhe te femrat. Studimi ka zgjatur nëntë vite dhe kanë marrë pjesë më shumë se 1000 meshkuj dhe femra të shëndetshme. Është treguar se meshkujt me nivel më të lartë të selenit në gjak kanë 50% rrezik më të ulur për të pasur çrregullime të metabolizmit të glukozës, në krahasim me meshkujt që kanë vlera më të ulëta. Shkencëtarët theksojnë se është e nevojshme të arrihen vlerat më të larta të selenit në gjak, me qëllim që të arrihet efekti më i mirë parandalues i diabetit.
Hiqni dorë nga pijet me ngjyrë
Shkencëtarët në Boston kanë zbuluar se, duke pirë rregullisht pije freskuese të ngjyrosura çdo ditë, ju dyfishoni rrezikun e sindromës së metabolizmit, sindromë që përfshin një sërë shqetësimesh, siç janë: tensioni i lartë, vlera të larta të insulinës, shtimi në peshë, që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit. Shkaktari i tyre mund të jetë substanca ngjyruese e këtyre pijeve, që ka rritur rrezikun e kësaj sindrome në eksperimentet që janë bërë tek kafshët. Shkencëtarët, gjithashtu, mendojnë se, ata që konsumojnë të tilla pije janë të prirur të zgjedhin gjithmonë ushqime të ëmbla, që sjellin shtim në peshë.
Acidet omega-3-yndyrore
Një numër i madh studimesh kanë treguar se ndryshimet e vogla ushqyese mund të zvogëlojnë dukshëm rrezikun nga diabeti. Kështu, një studim i kohëve të fundit, bën lidhjen midis nivelit të lartë të acideve omega-3-yndyrore në plazmë dhe përmirësimin e ndjeshmërisë ndaj insulinës, te personat e sëmurë nga diabeti tip 2. Në studimin e botuar në revistën “Nutrition and Food Research” janë analizuar 180 pacientë me diabet tip 2 dhe 180 pjesëmarrës të shëndoshë. Shkencëtarët sugjerojnë që acidet omega-3-yndyrore mund t’i shtohen listës së ushqimeve, që mbrojnë nga kjo sëmundje kronike.
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Çfarë thonë exit poll-et e para?
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...