Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka përkujtuar viktimat e masakrës së Qyshkut në shënimin e 19 vjetorit të saj.
Thaçi ka thënë se dëshmorët janë themel i pavarësisë së Kosovës.
“Para 19 vjetësh, në Qyshk të Pejës, forcat ushtarake dhe policore serbe kryen një prej masakrave më monstruoze, duke vrarë 44 civilë të pafajshëm. Sot, të gjithë ata që humbën jetën në këtë masakër, i kujtojmë me dhimbje dhe krenari. Dëshmorët dhe martirët e rënë janë themel i lirisë dhe pavarësisë sonë”, shkroi Presidenti Thaçi.
Më 14 maj 1999 në Qyshk u vranë barbarisht nga forca serbe 44 civilë. Nga fshati ishin dëbuar më shumë se 400 civilë.
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës