Këshilli i Sigurimit i Organzates se Kombeve të Bashkuara do të shqyrtojë sot raportin e ri tremujor të sekretarit të përgjithshëm të kësaj organizate Antonio Guterres për punën e UNMIK-ut në Kosovë.
Guterres në raportin e tij mbi punën e UNMIK-ut për periudhën nga 17 janari deri më 15 prill i fton krerët në Beograd dhe Prishtinë që të vazhdojnë të trajtojnë çështjet e kontestuara përmes dialogut dhe demonstrimit të vullnetit politik të kërkuar për normalizimin e plotë të marrëdhënieve.
“Sjellja e Policisë së Kosovës gjatë operacionit të theksuar, siç është arrestimi i Gjuriq, në të cilin ai ka pësuar lëndime, është një çështje shqetësuese. Hetimi themelor është i nevojshëm për ngjarjet e 26 marsit me veprime korrigjuese në rast mosrespektimi të të drejtave të njeriut”, tha Guterres.
Ai po ashtu ka shprehur shqetësim rreth përparimit të ngadaltë për hetimet në lidhje me vrasjen e liderit politik serb Oliver Ivanoviq.
Në raport përshëndetet ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës, i cili tregon përkushtimin e Kosovës për perspektivën evropiane.
Maqedonia e Enis Bardhit fiton dhe siguron kalimin në Ligën ...
Tonali vendimtar, Italia shënon fitore minimale ndaj Belgjik...
Të hënën, Qeveria e Kosovës dhe e Maqedonisë së Veriut mbajn...
Leo e pranon hapur: Kam pëlqim për Lelën dhe po përshtatemi ...
Banka Botërore: Libani ka pësuar dëme prej 8.5 miliardë doll...
Anglia bindëse ndaj Greqisë, rikthehet në pozitën e parë në ...