Të shtëna me armë te “Pallati me shigjeta” në Tiranë, ka të plagosur

00:45 | 14 Maj 2018
Trina Galanxhi

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në kryeqytet.

Burime për BalkanWeb raportojnë se të shtënat kanë ndodhur si pasojë e një sherri mes dy personave.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje sapo u lajmërua nga banorët e zonës.

Autoritetet arritën të arrestojnë njërin prej të përfshirëve në konflikt, i cili rezulton i plagosur.

Për tjetrin ende nuk dihet nëse është plagosur ose jo.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme