Google ADS

“Jeni të gjithë hajdutë”, Rama i kthehet keq komentuesit: Të marrsha të keqen e kazanit të kokës

23:29 | 13 Maj 2018
Trina Galanxhi

Stadiumi i ri që po ndërtohet në kryeqytet, Arena Kombëtare, pritet të jetë një vepër madhështore për fushat e blerta të futbollit. 

Menjëherë pas postimit të kryeministrit Rama në Facebook në lidhje me ndërtimin e këtij stadiumi kanë vërshuar dhe komentet nga qytetarët. Njëri nga komentuesit shkruan se stadiumi ka kushtuar shumë dhe se po ndërtohet nga lekët e taksapaguesëve. Rama i është kthyet se ky stadium nuk i ka kushtuar asnjë qindarkë taksapaguesve.

Komentuesi

Me aq shum sa ka kushtu ky stadium,mund te ishte bo edhe iher aq sa esht. Hajduta jeni

Përgjigjja e Ramës

Te marrsha te keqen e kazanit te kokes, ky stadium nuk i ka kushtuar asnje qindarke taksapaguesve, sepse nuk eshte dhene asnje koker leku nga buxheti dhe ate hajdutin mbaje per vete me shendet e me jete, se keshtu eshte kur s’di cfare flet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme