Dhunohet nga ish-burri katër vite më i vogël, merret në mbrojtje 42-vjeçarja

20:57 | 13 Maj 2018
Trina Galanxhi

Një 42-vjeçare nga Durrësi është dhunuar fizikisht nga ish-bashkëshorti i saj.

Shtetasja me inicialet K.N. ka kërkuar ndihmën e policisë pasi sipas saj është dhunuar në mënyrë të përsëritur nga ish-burri.

Policia ka proceduar 38-vjeçarin me inicialet O.L. Ndërkohë, dosja iu përcoll prokurorisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore.

Për gruan u lëshua urdhër i menjëhershëm mbrojtjeje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme