Pesë të rinj shqiptarë janë arrestuar në Torino, pasi protestuan mëngjesin e së dielës ndaj Kryeministrit Edi Rama, i cili ishte i ftuar në në Panairin e Librit për prezantimin e librit të tij “Kurban” përkthyer tashmë në italisht.
“La Stampa” shkruan se incidenti ndodhi brenda Sallës Blu ku protestuesit, të gjithë shqiptarë që jetojnë jashtë Torinos, treguan disa fletëpalosje me pamje që tregojnë shtrëngimin e duarve mes ministrit italian Marco Minniti dhe Ministrit të Brendshëm të Qeverisë së Ramës, Fatmir Xhafaj.
Në rinjtë në pankartat e tyre shkruan se vëllai i ministrit Xhafaj është dënuar me 7 vite burg në Itali, por është i lirë falë Kryeministrit shqiptar Edi Rama.
Incidenti zgjati pak minuta, ndërsa Rama mësohet se ka thënë se “ata nuk janë aktivistë, por protestues që ndjekin pothuajse kudo Kryeministrin, duke ngritur pyetje të pabazuara”. Agjentët e Digos menjëherë i bllokuan ato dhe u larguan nga salla, shkruan “La Stampa”.
Në një prej pankartave shkruhet “Edi Rama, intelektual në Europe, diktator në Shqipëri”.
Klinika e Urologjisë në QKUK rikthen shërbimin ESWL për traj...
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë