Barnat me afat të skaduar dhe mbetjet farmaceutike nuk kanë një vend të caktuar se ku mund të hidhen. Kjo për shkak se Kosova s’ka një depo për grumbullimin e barnave të prishura. Një hulumtim që është kryer në Kosovë rezulton se mbi 80 për qind e barnatoreve askund nuk i paraqesin barnat me afat të skaduar. Për këtë problem s’kanë zgjidhje as në Ministrinë e Shëndetësisë.
Një hulumtim ka treguar se 80 % e barnatoreve askund nuk i paraqesin barnat me afat të skaduar. Njazi Aliu, një banor i Prishtinës thotë se shumë shpesh viziton farmacitë për të blerë produktet e nevojshme për mjekim, porse me tu skaduar afati ato i hedhë tek shporta e mbeturinave të rëndomta.
Aliu është në dijeni për rrezikshmërinë që ato mund të shkaktojnë me t’i hedhur në shportë, porse sipas tij nuk ka zgjidhje tjetër.
Se gjendja është alarmante sa u përket barnave për asgjësim, tregon edhe farmacisti Muhamed Sallova.
Ai ka folur për hulumtimin e bërë së fundi nga organizata EKOVIZIONI, i përkrahur nga Ministria e Jashtme e Danimarkës, sipas të cilit mbi 80% e barnatoreve askund nuk i paraqesin barnat me afat të skaduar.
Shaban Osmanaj, ushtrues detyre i drejtorit të Inspektoratit Farmaceutik në Ministrinë e Shëndetësisë thotë se në Kosovës nuk ekziston asnjë depo në të cilën mund të bëhet asgjësimi i barnave me afat të skaduar.
Lidhur me këtë çështje kanë hezituar të flasin edhe farmacistë të ndryshëm.
Mbeturinat mjekësorë-farmacuetike përbëjnë rrezik më të madh për shëndetin e njeriut në krahasim me llojet e tjera të mbeturinave. Ky rezultat vjen si rezultat i materive të ndryshme helmuese që përmbajnë mbeturinat mjekësore.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...