Google ADS

Maqedonia nis përgatitjet për pjesën e autostradës

20:09 | 13 Maj 2018
Arbresh.info

Zëvendës-kryeministri i Maqedonisë, Bujar Osmani bëri të ditur sot se po bëhen përgatitje për ndërtimin e autostradës Shkup – Bllacë, që lidhet me Kosovën.

Por, kjo është ende një fazë studimore, ndërsa Osmani bëri të ditur se po bëhet gati projekti.

Popullata e Shkupit e vendbanimeve të tjera që kanë më së shumti nevojë për lidhjen infrastrukturore me Kosovën, mendon se projekti dhe punimet nuk do të bëhen brenda një të ardhmeje të afërt.

Pjesa e autostradës në territorin e Maqedonisë pritet të jetë e gjatë 13 kilometra, kurse pjesa e në Kosovë 55 km.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme