Vajza e presidentit amerikan Donald Trump Ivanka dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner, mbërritën në Izrael në krye të hapjes së ambasadës së re amerikane në Jerusalem të Hënën, shkruan BBC.
Çifti, të dy këshilltarë të Shtëpisë së Bardhë, do të jenë pjesëmarrës në ceremoni, ndërkohë që vetë presidenti Trump nuk do të jetë aty.
Vendimi i tij për të lëvizur operacionet nga Tel Avivi zemëroi palestinezët.
Plani u çua përpara për të konciduar me 70 vjetorin e krijimit të shtetit të Izraelit.
Izraeli e konsideron Jerusalemin si kryeqytetin e tij “të përjetshëm dhe të pandarë”, ndërsa palestinezët pretendojnë se Jerusalemi Lindor, i pushtuar nga Izraeli në luftën e Lindjes së Mesme në 1967n – do të jetë kryeqyteti i një shteti të ardhshëm.
Vendimi i Trump për të njohur Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit, theu dekada neutraliteti të SHBA mbi çështjen dhe hodhi poshtë shumicën e bashkësisë ndërkombëtare.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se lëvizja e ambasadës ishte një arsye për të festuar.
Presidenti palestinez Mahmoud Abbas e përshkroi një gjë të tillë si “shuplaka e shekullit”.
Një ambasadë afat shkurtër do të hapet brenda konsullatës amerikane ekzistuese në Jerusalem të hënën, ndërsa një rrjet më i madh do të gjendet më vonë, kur pjesa tjetër e ambasadës të lëvizë nga Tel Avivi.
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...