Këto dy skuadra kthehen në Superligë

18:38 | 13 Maj 2018
Arbresh.info

KEK-u dhe Ballkani do të rikthehen në elitën e futbollit kosovar…

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e javës së 29-të në Ligën e Parë.

Ndërkohë që tashmë janë mësuar emrat e skuadrave që do inkuadrohen direkt në Superligë dhe atyre që do luajnë në ndeshjet e barazhit.

Kështu KEK-u dhe Ballkani do të rikthehen në elitën e futbollit kosovar, ndërkohë që Vushtrria dhe Ferizaj do të luajnë në ndeshjet e barazhit për të kërkuar gjithashtu rikthimin në Superligë.

Ndërkohë, me humbjen ndaj Trepçës në udhëtim ekipi i Hajvalisë edhe zyrtarisht tashmë zbret në Ligën e Dytë

Liga e Parë – Java e 29-të

Dukagjini – Rahoveci 3-3

Trepça – Hajvalia 4-0

Ramiz Sadiku – Bashkimi 2-2

Fushë Kosova – KEK-u 1-2

Vushtrria – Ballkani 0-0

2 Korriku – Kosova P 2-0

Ferizaj – Onix 0-0

Vitia – Kika 0-1

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme