NISMA e thërret Tryezën nëse partitë e mëdha dështojnë të gjejnë konsensus

17:48 | 13 Maj 2018
Arbresh.info

Nisma Social Demokrate do t’i ftojë partitë në një tryezë kur subjektet e mëdha politike nuk mund të arrijnë konsensus të përbashkët. Ata po e presin AAK’në e Ramush Haradiajt që t’i bëjë ftesat për takimin e radhës me rotacion, pas asaj të LDK’së dhe PDK’së. Kundër tryezës është deklaruar Lëvizja Vetëvendosje.

Bilall Sherfi, shef i Grupit Parlamentar të Nismës Social Demokrate ka thënë të dielën për Express, së edhe subjekti i tyre është pro tryezës me qëllimin që të arrihen marrëveshje. Por siç sqaron ai, ata do ta bëjnë këtë, kur partitë e mëdha gjatë tryezave të tyre nuk do të dalin me një zgjidhje apo marrëveshje.

“Principi i thirrjes se takimeve është me rotacion nga me e madhja tek me te voglat. Nëse deri sa të na vijë radha nuk do te arrihet konsensusi për të cilën edhe kanë filluar këto takime atëherë”, ka thënë Sherifi, shkruan gazeta Express.

Sidoqoftë, ai ka theksuar se Nisma gjithsesi që do thërras një takim të tillë. Ndërkaq, pas tryezës së parë të cilën e mbajti LDK’ja e cila edhe ishte nismë e tyre, njësoj veproi edhe PDK’ja.

Megjithatë, ngjashëm nuk do të veprojë partia e Albin Kurtit e cila këto tryeza po i sheh si të kota dhe të panevojshme.

Por, ajo që shumë shpejtë do ‘ti ftojë partitë për një tryezë, është AAK’ja. Deputeti i kësaj partie, Rasim Selmanaj ka thënë të dielën për Express se partia e tyre do ta thëras shpejt tryezë. Por përjahston mundësinë e diksutimit të datës për zgjedhje të reja.

“Ndonjë informatë të saktë nuk kam por ata janë marr vesh që secila parti të thirrin organizu tyreza për tema të caktuara. Ne ende s’kemi majtë ndonjë takim në parti por nuk besoj e shkon larg ndonjë tryezë e radhës”, u shpreh ai.

Selmanaj për mocionin e LDK’së thotë se, kjo parti nuk e ka seriozisht shkruajen një zgjedhje.

Tryezat e partive politike i kishte nisur LDK’ja, e cila, ka kërkuar konsensus për tema të mëdha përfshirë edhe mundësinë e shkuarjes shpejt në zgjedhje.

Sekretari i Përgjithshëm i LDK’së, Ismet Beqiri, ka thënë të dielën se nëse këto tryeza dështojnë dhe shërbejnë për të blerë kohë Qeveria e pakicës, atëherë, do të aktivizojnë mocionin e mosbesimit për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.

Edhe PDK kishte ftuar takimin e partive politike por aty kishte munduar Vetëvendosje dhe AKR. Partia e Albin Kurtit ka marrë pjesë vetëm në tryezën e LDK’së derisa po vazhdon të konsiderojë këto takime si të kota dhe me efekt mos shkuarjen në zgjedhje të reja.

Aktualisht, Qeveria e Kosovës, i ka vetëm 52 deputetë, pasi Srpska, është larguar nga Qeveria. Pavarësisht kësaj, opozita s’po mund ta rrëzojë Qeverinë pasi s’i ka as ajo 61 vota. Krejt kjo për shkak se 12 deputetët e PSD’së së Shpend Ahmetit kanë thënë se nuk do të përkrahin rrëzimin e Qeverisë nëse një ide e tillë përkrahet nga Lista Srpska

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme