Crotone dhe Lazio kanë barazuar 2:2 në ndeshjen e xhiros së 37-të të Serie A.
Skuadra e trajnerit Inzaghit nuk arriti të sigurojë Ligën e Kampionëve, pasi barazoi me Crotonen në udhëtim.
Lazio e nisi më mirë takimin, duke gjetur epërsinë në minutën e 17’, kur Lulic shënoi nga penalltia.
Vendasit arritën që në pjesën e parë të barazojnë në 1:1, kur Simy shënoi në minutën e 29’.
Crotone përmbysi rezultatin në minutën e 61’, me golin e Ceccherini.
Me gjithë angazhimin në vazhdim, krejt çka arriti Lazio ishte barazimi i rezultatit në 2:2 në minutën e 84’.
Në xhiron e fundit, Lazio pret Interin në ‘Olimpico’ në finalen që cakton skuadrën e katërt që do të shkojë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Konjufca fton mërgimtarët që të regjistrohen për zgjedhjet e...
Liga e Kampionëve vjen me nëntë ndeshje sot – vëmendja te de...
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...
Momenti kur Gjesti nga xhelozia i shtyn Xhenetën dhe Vullnet...
Parashikimi i moti në Shqipëri
Anisa e kallë atmosferën me lëvizje sensuale