Dy ditë më parë Ministria e Drejtësisë dhe Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) kanë nënshkruar një memorandum të bashkëpunimit, i cili i angazhon 20 imamë që të mbajnë ligjërata fetare në burgjet e Kosovës në përpjekje për deradikalizimin e të burgosurve.
Kallxo.com ka siguruar listën e imamëve të cilët do të ligjërojnë dhe do të falin xhumanë në qendrat e Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Në Burgun e Sigurisë së Lartë do të jenë të angazhuar dy imamë, Imri Llugaliu e Mehmet Fazliu.
Në Qendrën e Paraburgimit dhe Ndalimit në Prishtinë do të jenë të angazhuar imami Remzi Haziri dhe Idriz Xhigoli.
Në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë do të jenë të angazhuar imamët Sadi Hasani dhe Jetish Berisha, në Qendrën e Paraburgimit në Pejë imamët Muhamet Mavraj dhe Artan Zeka, në Qendrën Korrektuese në Dubravë do të jetë i angazhuar Musli Arifi.
Në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan do të jenë të angazhuar Zaim Baftiu dhe Vehbi Gajtani, në Qendrën Korrektuese në Lipjan imamët Refik Bahtiri, Lumnije Bahtiri dhe Sanije Mehmeti, në Qendrën Edukuese-Korrektuese në Lipjan do të jenë të angazhuar Skender Mehmeti dhe Burim Arifi, në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan do të jetë imami Iljaz Mustafa, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren do të jenë Faruk Ukallo dhe Edib Abazi dhe në Qendrën Korrektuese në veri të Mitrovicës do të jenë Rexhep Lushta dhe Irfan Krasniqi.
Memorandumi i bashkëpunimit, i nënshkruar nga ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri dhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava, parasheh rehabilitimin dhe riintegrimin e personave të vuajtje të dënimit sipas legjislacionit në fuqi.
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Shtërpcë, policia ni...
Osmani takohet me ministren kanadeze, diskutojnë për situatë...