Në rast se jeni duke planifikuar për të shpenzuar para në fabletën e ardhshme nga gjiganti Samsung atëherë keni kujdes pasi që pamjet e publikuara së fundmi të Galaxy Note 5 tregojnë që telefoni nuk ka ndonjë hapësirë për kartë microSD.
Në pajisje duket që nuk ka ndonjë hapësirë për kartë microSD, por në rast se mendoni që mund të jetë në pjesën e brendshme të fabletës atëherë duhet të keni parasysh që panelet e jashtme të ndërtuara nga metali duken të mbyllura, shkruan arbresh.info. Kjo do të thotë që Samsung mund të sjell tri variante të ndryshme, 32GB, 64GB dhe 128GB.
Mungesa e hapësirës për kartë tregon gjithashtu që bateria e Galaxy Note 5 nuk mund të largohet. Samsung do të zbulojë zyrtarisht këtë fabletë në eventin që do mbahet më 13 gusht./arbresh.info
U ofendua nga Edi dhe Driloni, përkeqësohet gjendja shëndetë...
Konjufca pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedon...
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...