Google ADS

Shpërthime në tri kisha në Indonezi

14:35 | 13 Maj 2018
A. B.

Tri eksplodime duke përfshirë një sulm vetvrasës, në tri kisha të qytetit Surabya të Indonezisë, lanë të vrarë 6 persona dhe të plagosur 53 tjerë, thanë autoritetet.

Zëdhënësi i policisë, Frans Barung Mangela, më 13 maj tha për një television lokal, tha se të paktën një nga sulmuesit është vrarë pasi hodhi vetën në ajr në njërën nga kishat.

Ende askush nuk ka marrë përgjegjësi për sulmin dhe autoritetet janë duke vazhduar hetimet.

Indonezia, me shumicë myslimane, është përfshirë nga sulmet e dhunshme të grupeve të militantëve viteve të fundit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme