Merkel dënon shkeljen e armëpushimit në Ukrainë

12:59 | 13 Maj 2018
Arbresh.info
Kancelarja gjermane Angela Merkel, është shprehur e brengosur lidhur me mospërfilljen e armëpushimit në mes të forcave ukrainase dhe separatistëve pro-rus në lindje të Ukrainës.
Këto adresime Merkel i bëri më 12 maj, ku u nderua me cmimin për paqe në Itali. Që nga prilli i vitit 2014, më shumë se 10,300 njerëz u vranë në luftimet mes forcave të Kievit dhe separatistëve që kontrollojnë pjesë të Donjeckut dhe Luhanskit.

Armëpushimi ishte vendosur si pjesë e marrëveshjes së Minskut më 14 shtator.

“Ukraina është duke na shqetësuar. Ne po mundohemi të forcmojmë marrëveshjen e Minskut, por cdo natë bëhet shkelje e kësaj marrëveshje, cdo ditë humbje jetësh”, shtoi Merkel.

Një marrëveshje e re për armëpushim mes Ukrainës dhe Rusisë ishtë arritur në fund të vitit 2017 dhe duhej të fillonte më 13 dhjetor. Të dyja palët kanë akuzuar njëra tjetrën për dhunim të marrëveshjes.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme