Në Lisbonë të Portugalisë, mbrëmë është mbajtur finalja e festivalit të këngës finale të “Eurovizionit”.
Në garë ishin 26 shtete, të cilat synonin vendin e parë në këtë festival, për t’i bërë krenare shtetet që përfaqësonin, shkruan lajmi.net.
Megjithatë, vendin e parë e zuri këngëtarja Netta Barazilaj, e cila përfaqësonte Izraelin në këtë festival.
Për shqiptarët, ky vit ishte më i veçantë ngase garonin tre shqiptarë, të cilët kanë qenë edhe favorit për vendin e parë.
Shqipëria ka garuar me Eugent Bushpepën, i cili ka arritur të zë vendin e 11-të, ndërsa Ermal Meta ishte shqiptari tjetër që mori vendin e 5-të në këtë kompeticion.
Por, sukses më të madh kishte treguar Eleni Foureira, shqiptarja e tretë që merrte pjesë në “Eurovizion” si përfaqësuese e Qipros dhe që zuri vendin e dytë.
Këto rezultate kanë gëzuar pa masë gjithë shqiptarët kudo që janë, ngase është sukses i jashtëzakonshëm që tre shqiptarë të kryesojnë tabelën e pikëve në “Eurovizion”.
Eleni kishte arritur të siguronte 436 pikë, Ermali 308 dhe Eugent Bushpepa 184.
Kujtojmë që suksesin më të madh Shqipëria e ka arritur në vitin 2012, kur Rona Nishliu arriti ta fitojë vendin e pestë me këngën “Suus” dhe Anjeza Shahini në vitin 2004 zuri vendin e shtatë me “Tomorrow I Go”.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...