Zinedine Zidane e ka pranuar se do të jetë shumë e vështirë për të t’i lërë jashtë disa lojtarë të caktuar për ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve, për shkak të opsioneve të shumta dhe pasura që i ka në dispozicion.
Fitorja 6-0 ndaj Celta Vigos të shtunën pasdite prodhoi performanca të shkëlqyera nga Isco dhe Gareth Bale, gjë që do t’i shkaktojë dhimbje koke Zidanit kur ta përzgjedhë formacionin me të cilin do të luajë kundër Liverpoolit, transmeton Gazeta Express.
“Është më mirë t’i përfshijmë të gjithë”, ka thënë trajneri i Real Madridit pas ndeshjes ndaj Celtas.
“E pastaj natyrisht se përzgjedhja e skuadrës për finale do të më shkaktojë dhimbje koke”, shtoi ai.
Ai foli edhe për anësorin uellsian, Gareth Bale, duke e lartësuar për performancen ndaj Celtas.
“Ai është shumë i mirë, e ka treguar këtë tashmë. Në cdo gjë ishte shumë i mirë. Jam i lumtur për të”, theksoi ai.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...