Finalja e “Eurovizionit” ka kaluar me një incident të vogël.
Gjatë performancës së përfaqësueses së Britanisë, SuRie, një person që dukej se kishte flamurin kombëtar shqiptar në kokë, ishte ngjitur në skenë dhe i mori mikrofonin këngëtares, shkruan lajmi.net.
Lajmi ka pushtuar gjithë mediet botërore, të cilat kanë zbuluar identitetin e atij personi e që është i ashtuquajturi Dr ACtivism, e që është reper shqiptar.
Dr. AC. njihet edhe si aktivist dhe kishte bërë veprime të ngjashme disa herë, andaj mbrëmë ishte marrë menjëherë në paraburgim pasi kishte penguar performancën e këngëtares,
Sipas TheSun, reperi kishte penguar njësoj një performancë të finales së The Voice në prill të 2017-ës.
Ndërkaq, The Mirror raporton se fjalët që tha reperi në momentin kur mori mikrofonin në skenë ishin “Për nazistët e medias në Mbretërinë e Bashkuar, kërkojmë liri”.
Dr ACtivism, në llogarinë e tij në Instagram tregon se është autor i një libri me titull “Punët e mafias shtetërore britanike”.
Kujtojmë që reperi kishte publikuar në llogarinë e tij në Instagram një video të performancës së Rita Orës për 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, duke thënë se ne kombet e vogla kemi qenë gjithmonë viktima të luftërave.
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare
20 vjet ARKEP, Kurti: Sot Kosova është një prej liderëve në ...