Pasi festoi titullin kampion të Paris Saint Germain në Francë, Presidenti i klubit francez, Nasser Al Khelaifi, u pyet për të ardhmen e Neymar.
Al Khelaifi dha një përgjigje të prerë: “Do të qëndrojë me 2000%. Jam i sigurtë për këtë. Ai dëshiron që të qëndrojë te PSG”.
Deklarata të tilla mbështesin ato të vetë Neymar, i cili, për të qetësuar tifozët, u shpreh mbi një largim të mundshëm te Reali: “Jam i nderuar që mbaj këtë fanelë dhe dua t’i gëzoj fansat tanë”.
“Le Parisien” ka shkruar ditët e fundit se sulmuesi brazilian u ka thënë shokëve të ekipit se dëshiron që të transferohet te Reali i Madridit.
Operacioni do të jetë i vështirë, pasi PSG nuk do e shesë për më pak se 300 milionë euro një futbollist që e bleu verën e kaluar për 222 milionë euro./T.Ch
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...