Mbetjet e kalbura te një krijese misterioze deti janë shfaqur në bregdetin indonezian.
Ajo është rreth 15 metra e gjatë, e disa metra e gjerë dhe u zbulua nga një banor i zonës Asrul Tuanakota në bregun verior të Seram Island në provincën Maluku, raporton Globe Jakarta
Zoti Tuanakota, 37 vjeç, fillimisht mendoi se krijesa e madhe e detit ishte një barkë e mbytur, kur e gjeti atë mbrëmjen e së martës së kaluar. Që prej asaj dite, banorët kanë shkuar në det për të parë krijesën gjigande që është fryrë dhe zbehur prej ujit.
Banorët e hutuar kanë spekuluar se krijesa mund të jetë një kallamar gjigand ose mund të jenë eshtrat e një balene të ngordhur. Rezidentët iu kanë kërkuar autoriteteve që të lëvizin mbetjet e kalbura të krijesës misterioze.
Në fillim të këtij vitit, një përbindësh misterioz më flokë, u gjet në një plazh në Filipine. Ajo habiti banorët e zonës, të cilët spekuluan se krijesa prej dy tonësh, ishte një lloj gjigandi e pazbuluar më parë. Më vonë ekspertët thanë se bëhej fjalë për një balenë, por që kishte marrë pamje të çuditshme për shkak të dekompozimit.
Fitimi i pakënaqur me Sarën për mungesën e dhuratës për fest...
Tahiri: Qytetarët përballen me vështirësi ekstreme për ngroh...
Kamberi: Qeveria e Kosovës tregon përkushtim të jashtëzakons...
Sjellja e tmerrshme e Xum Allushit ndaj banorit të ri nga Ko...
Fenerbahçe interesohet për Muriqin
Qeveria dërgon mbi një milion euro në Luginë, Sinani: Ky fin...