Kim Jong-un udhëtoi për herë të parë me këtë aeroplan në Kinë

08:00 | 13 Maj 2018
Arbresh.info
Aeroplani me të cilin fluturoi Kim Jong Un në Kinë këtë javë njihet zyrtarisht si “Chammae-1”, ose “Goshawk-1”, sipas “zogut kombëtar të Koresë së Veriut”.
Siç shkruajnë mediat e huaja, emri zyrtar dhe flamuri i Koresë së Veriut shfaqet në aeroplanin e vjetër të bërë nga sovjetikët, i cili u shfaq katër vjet më parë dhe i cili ka kryer transportimin e Kim në udhëtime të ndryshme në të gjithë vendin e tij – në të kaluarën.

Pamjet se si duket ky aeroplan nga brenda janë të rralla, por imazhet e marra nga gazeta zyrtare Rodong Sinmun të mërkurën treguan Kim të ulur në një kolltuk prej lëkure, duke shikuar nga dritarja dhe duke përshëndetur ushtarët kinezë.

 Aeroplani i epokës së Luftës së Ftohtë Ilyushin-62 është i stolisur me një emblemë kombëtare, të rrethuar me shprehjen “Kryetari i Komisionit të Çështjeve të Shtetit”, një epitet i gjatë që është titulli kryesor politik i Kim.
Vizita e kësaj jave në Kinë ishte udhëtimi i parë i Kim jashtë vendit që prej trashëgimit të pushtetit në vitin 2011.

Kujtojmë se gjatë vizitës së tij në mars në Pekin, ai kishte shkuar me tren – kur ai bëri “debutimin” e tij ndërkombëtar.

Por përkundër orendive të saj të rehatshme, analistët kanë ngritur dyshime në lidhje me besueshmërinë e aeroplanit, siç thuhet, për shkak të moshës dhe çështjeve rreth mirëmbajtjes së tij.
Në këtë drejtim thuhet se kjo çështje mund të jetë gjithashtu një çështje që pritet të jetë në konsideratë në zgjedhjen e vendit për samitin e ardhshëm midis Kim dhe presidentit amerikan Donald Trump.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme