Pas shiut të shkurtër, por me reshje të dendura në qytetin jugor të Turqisë, Kilis, uji ka bllokuar shumë ndërtesa banimi dhe ka shkaktuar katastrofë në trafikun urban, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç raporton gazetari i AA nga Kilis, shirat e dendura dje në orët e pasdites kanë goditur Kilisin, pas së cilës kanë përmbytur një pjesë të madhe të objekteve të banimit në disa pjesë të qytetit.
Një katastofë e përgjithshme u shkaktua në trafikun e qytetit, pasi ujërat bllokuan shumë automjete dhe autobusë. Niveli i ujit u rrit me shpejtësi ndërsa punëtorët në panik largoheshin nga zyrat e tyre dhe duke u ngjitur në kulmet e ndërtesës.
Në terren kanë dalë edhe shërbimet e shpëtimit dhe me anë të makinave të punës shpëtuan qytetarët që ishin bllokuar në kulmet e automjeteve dhe objekteve të banimit.
Guvernatori i Kilisit, Mehmet Tekinarslan vizitoi pjesët e përmbytura, dhe duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarit të AA-së, tha se nuk kishte të vdekur nga përmbytjet.
Ai kujtoi se përmbytjet shkaktuan reshje shumë të shkurtra por të dendura, gjë që rezultoi që disa rajone të qytetit të ishin deri në 4 metra nën ujë.
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Turqia shkarkon edhe dy kryetarë kurdë
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Angela Merkel shpreh ‘shqetësim të madh’ për rolin e Elon Mu...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...