Pavarësisht se FSK’ja ende pret që me ndryshime kushtetuese apo me ligj ta marrë epitetin e ushtrisë, vazhdojnë përgatitjet e pjesëtarëve të saj në shkollat më të mira të vendeve të ndryshme.
Një prej tyre është edhe në Gjermani. Në qendrat ushtarake gjermane deri më tash janë shkolluar e aftësuar 165 kadetë.
Krahas përpjekjeve për ta ndryshuar misionin e saj, FSK vazhdon me ngritjen profesionale të kuadrove, nëpër akademi ushtarake të shteteve evropiane, raporton RTK.
Atasheu ushtarak i FSK-së në Berlin, kolonel Xhavit Sadrijaj, thotë se prej vitit 2012 bashkëpunimi me Ministrin e mbrojtjes dhe bundesweh-rin gjerman është i shkëlqyeshëm dhe deri me tani në akademitë dhe qendrat tjera ushtarake gjermane, janë shkolluar dhe aftësuar 165 kadetë dhe pjesëtarë tjerë të FSK-së.
Kurse Sahadete Bajrami, është njëra ndër katetet e para që ka diplomuar në njërën nga akademitë ushtarake gjermane dhe tani shërben në Forcat e Sigurisë së Kosovës.
Atasheu Kolonel Xhavit Sadrijaj, thotë se momentalisht në akademitë ushtarake gjermane janë duke studiuar 8 kadetë të FSK’së dhe në vitin e ri akademik pritet që të vinë edhe 2 kadet tjerë të FSK’së.
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Kurti sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë s...
Konjufca sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonis...