Elita del në skenë teksa Gjiko performon, çifti puthen para fansave

23:34 | 12 Maj 2018
Arbresh.info

Elita dhe Gjiko janë një nga çiftet më të pëlqyera të publikut.

Ata nuk ndahen në asnjë moment nga njëri-tjetri, madje Elita shpesh udhëton me Gjikon në koncertet e tij.

E në një nga koncertet e reperit është shfaqur në skenë prezantuesja bukuroshe. Teksa Gjiko ia ka shprehur dashurinë para të gjithëve duke thënë që ajo është personi që do më së shumti në botë, ku më pas çifti shkëmbejnë dhe puthje, shkruan Indeksonline.

Është vet Elita që e ka postuar këtë video në rrjetin e saj social Instagram, ndërsa ka shkruar:

“Jam shumë krenare dhe për ty dhe të dua shumë”.

Ndryshe Gjiko këtë javë ka lansuar albumin e tij ‘Energjiko’ që po pëlqehet jashtëzakonisht shumë.

https://www.instagram.com/p/BisNCu3B90E/?taken-by=elita.rudi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme