Inter ka pësuar një humbje befasuese në ‘San Siro’ duke u mposhtur 1:2 nga skuadra e Sassuolos.
Ndeshja e vlefshme për xhiron e 37-të, e që ishte shumë e rëndësishme për Interin, u fitua nga mysafirët e Sassuolos.
Derisa Inter po sulmonte, ishte Sassuolo që gjeti golin në pjesën e parë, me Politano që shënoi nga gjuajtja e lirë.
Në pjesën e dytë, Sassuolo e gjeti sërish golin përmes Berardit që shënoi një gol të bukur pas një kundërsulmi të shpejtë të nisur.
Pas shumë rasteve të shpërdoruara, Inter arriti të ngushtonte epërsinë në minutën e 80’ me Rafinhan.
Kjo ishte krejt çka bëri Interi, me rezultatin që mbeti i pandryshuar deri në fund të ndeshjes.
Kjo humbje ia minimizon gjasat Interit për të siguruar një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën