Ata të dy u përfolën kaq shumë për një lidhje me njëri tjetrin, por publikisht nuk e pranuan kurrë. Po flasim për moderatoren bukuroshe, Kiara Tito dhe këngëtarin Butrint Imeri. Edhe pse janë kapur disa herë “mat”, Kiara dhe Butrini nuk e pranuar asnjëherë publikisht se janë në një lidhje, por të gjithë ishin të bindur se ata ishin një çift, ama një çift shumë i bukur.
Kiara ka qenë e ftuar në ‘Pop Culture’ ku është ngacmuar nga Dojna për këtë temë. Ajo i ka treguar disa nga momentet kur Butrinti ka qenë i ftuar në emisionin e Kiarës dhe moderatorja flirtonte me të, shkruan Intv.al.
Pasi u transmetua video, Dojna i është drejtuar Kiarës duke i thënë që ajo kishte flirtuar shumë me të në emision.
Mirëpo Kiara duke qeshur ka treguar se Butrintin e ka pasur shumë qejf si artist dhe ishte e afeksionuar pas këngëve të tij, mirëpo midis tyre nuk ka asgjë.
“Po pse se ke të dashur Butrintin”, e pyet Dojna.“Sepse është larg, nuk funksionon lidhja në distancë”, ka treguar moderatorja duke zbuluar kështu arsyen pse janë ndarë.
Më pas Dojna e ka pyetur se kë do donte të kishte të dashur nga personazhet e famshëm në Shqipëri dhe përgjigja e Kiarës ka shkaktuar habi tek moderatorja.
Ajo është përgjigjur se do donte të kishte Butrintin dhe ka filluar të qesh.
Ndër të tjera Kiara është pyetur edhe për këngën e njohur të Butrintit ‘Xhanam’ ku u përfol shumë nga fansat dhe portalet se ajo këngë i është dedikuar Kiarës, por moderatorja e mohoi një gjë të tillë duke treguar se kënga është për fansat e tij dhe jo për të.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...