Elisabeta Imeraj është njëra prej tre prokurorëve të Krimeve të Rënda që ka firmosur kërkesën për arrestimin e Saimir Tahirit. Dy të tjerët janë Besim Hajdarmataj dhe Gentjan Osmani.
Kjo ishte treshja që mbrojti kërkesën për heqjen e imunitetit të Tahirit në tetor të vitit të shkuar përballë Komisionit të Mandateve në Kuvend në një seancë maratonë që zgjati dy ditë, e cila u finalizua me mbrotjen politike që maxhoranca i bëri ministrit të saj duke hedhur poshtë kërkesën e prokurorëve.
Imeraj pati edhe një debat me anëtaren e këtij komisioni, Vasilika Hysin, të cilën e ka patur edhe pedagoge në fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës.
Ishte pikërisht ky debat që bëri, një ndër gratë e pakta në Prokurorinë e Krimeve të Rënda të diltë në faqet kryesore të mediave shqiptare.
Imeraj është nëna e dy fëmijëve dhe prej vitit 2004 është pjesë e sistemit të drejtësisë në Shqipëri.
Ajo ka gradën Doktor i Shkencave në Drejtësi dhe titullin Profesor i Asociuar, shkruan Albeu.com.
Ajo njihet si prokurorja e çështjeve të vështira siç është ajo e Shullazit apo hetimi kundër të ashtuquajturëve imamë në xhaminë e Unazës së Re, të cilët organizonin grupe për të luftuar në Siri.
Një çështje e nxehtë ne duart e Imerajt është pikërisht edhe ajo e Tahirit. /albeu.com/
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...