Ka përfunduar dje me suksese Ushtrimi fushor ndërkombëtar “Shqiponja6” i organizuar nga Forca e Sigurisë së Kosovës ku pjesëmarrës ishin edhe ushtritë e pesë shteteve tjera.
Ky ushtrim është mbajtur në Kastriot, Batllavë dhe Koliq.
Në Ushtrimin Fushor Ndërkombëtarë “Shqiponja 6” morën pjesë me njësi ushtarake; Garda Kombëtare e Ajovës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kroacia, Mbretëria e Bashkuar, Turqia, Maqedonia dhe Republika e Shqipërisë, kontingjentet e të cilave u atashuan në njësitë e FSK-së.
Pastaj Policia e Kosovës, Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave dhe Kryqi i Kuq i Kosovës, shkruan lajmi.net.
Në ushtrimin fushor ndërkombëtarë “Shqiponja 6’’ gjatë dy javëve sa zgjati ushtrimi morën pjesë; gjithsej 1167 ushtarak me mbi 147 automjete.
Lidhur me ecurinë e ushtrimit, e kënaqur është ndarë edhe ministri e Mbrojtjes e Shqipërisë.
“Stërvitja ‘Shqiponja6’ në Kosovë konfirmoi jo vetëm aftësitë dhe kapacitetet e Policisë sonë Ushtarake, prej vitesh të angazhuar në operacione brenda e jashtë vendit, por edhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës, e cila tregoi se është e aftë për të marrë përgjegjësi të reja”, thekson ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë.
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër
Të paktën një i vdekur pas rrëzimit të një avioni mallrash n...
Media spanjolle: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një p...