Irani është duke manovruar për të “pushtuar” sistemet e mbrojtjes raketore të Izraelit përmes sulmeve të shumëfishta, ka paralajmëruar ish-gjenerali Jack Keane, pasi frika e rritjes së tensioneve mund të dërgojë drejt Luftës së Tretë Botërore.
Irani planifikon të godasë Izraelin nga pozicionet e saj në Siri dhe Liban, ka paralajmëruar një analist i mbrojtjes, pasi armiqësitë mes dy vendeve kërcënojnë të shkaktojnë fillimin e Luftës së Tretë Botërore, transmeton portali arbresh.info
Ish-gjenerali i pensionuar ka biseduar për Fox Neës mbi situatën e trazuar në Lindjen e Mesme, pasi tensionet u rritën pas tërheqjes së SHBA-ve nga marrëveshja bërthamore.
“Për Iranin, Siria është pika strategjike në rajon”, tha Keane.
“Nga atje ata duan që të fitojnë më shumë ndikim dhe dominim të vendeve në zonë. Rasti në fjalë këtu është Izraeli. Për muaj të tërë, iranianët po kryejnë një ngritje ushtarake në Sirinë jugore dhe jugperëndimore, me qëllim që të kenë parasysh sovranitetin e Izraelit dhe sigurinë e tyre”, shtoi ai.
“Ajo që ata duan në të vërtetë ka të bëjë me atë që kanë bërë në Liban, kur Hezbollahu ka në duart e tyre 130.000 raketa, të cilat janë të afta të arrijnë Tel Avivin dhe Jerusalemin. Ata duan ta bëjën këtë në Sirinë jugore dhe të vënë infrastrukturën atje për të bërë këtë, kështu që do të trullos sistemin e mbrojtjes raketore të Izraelit, sepse ata do të lundronin prej tyre nga drejtime të shumëfishta”, tha ai.
Ai shtoi se kjo është një situatë serioze.
Pas tërheqjes së SHBA-ve nga marrëveshja bërthamore me Iranin, tashmë kanë filluar sanksionet, duke përfshirë edhe ato kundër gjashtë individëve dhe tre kompanive./arbresh.info/
Kumbaro ndan pamje nga Përmeti
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet...
Pakistan: 82 njerëz të vrarë në tri ditë si pasojë e dhunës ...
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...