Google ADS

Arrestohen tre femra në Gostivar, dyshohen për prostitucion

19:41 | 12 Maj 2018
Arbresh.info

Dy shtetase të Serbisë dhe një e Maqedonisë mbrëmë janë arrestuar dhe dorëzuar në stacionin policor në Gostivar, nën dyshimet se kanë keqpërdorur qëndrimin turistik në Maqedoni dhe kanë ndikuar për prostitucion dhe tregti me njerëz.

Ata janë arrestuar në objektin hotelierik në rrugën “JNA” në Gostivar, nën pronësi të E.A nga fshati Llaskavicë.

Aksioni i policisë së Gostivarit është kryer një orë pas mesnatës, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër të arrestuarave do të pasojë padi adekuate./Telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme