Stoger konfirmon largimin nga Borussia Dortmundi

18:53 | 12 Maj 2018
Arbresh Info

Borussia Dortmundi do të jetë në kërkim të një trajneri të ri për sezonin 2018/19.

Peter Stoger ka konfirmuar se koha e tij në detyrë te Borussia Dortmundi ka përfunduar.

52-vjeçari ka njoftuar se do të ndaj rrugët me klubin pas disfatës 3 me 1 ndaj Hoffenheimit në xhiron e fundit të këtij sezoni në Bundesliga, transmeton portali arbresh.info.

Kjo la Dortmundin të kapur në pozitën për Ligë të Kampionëve pasi ata përfunduan para Bayer Leverkusenit në pozitën e pestë me diferencë në golaverazh.

Stoger mori detyrën si zëvendësues i Peter Bosz që u shkarkua gjatë muajit dhjetor./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme