Sulmuesi brazilian, Neymar do të rikthehet të dielën në stërvitje pas operacionit në këmbë.
Paris Saint Germaini ka njoftuar sot (e shtunë) se superylli i skuadrës së tyre do të rikthehet nesër në kampin stërvitor derisa synon të jetë i gatshëm për Kampionatin Botëror të muajit të ardhshëm, transmeton portali arbresh.info.
Anësori iu nënshtrua një operacioni në këmbë dy muaj më mirë pasi pësoi një thyerje më 25 shkurt.
“Neymar do të filloj përgatitjet fizike me topin nesër”, shkruan PSG në një deklaratë.
“Kontrollet që janë kryer sot kanë shfaqur një konsolidim mjaftë të kënaqshëm të plagës së tij në këmbë”
Neymar, i cili iu bashkua PSG-së nga Barcelona për një tarifë rekorde prej 222 milionë euro në muajin gusht të vitit 2017, u operua më 3 mars./arbresh.info/
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për kës...
Llapi befason Dritën në Gjilan, merr avantazhin në pjesën e ...
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...