Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i është bashkuar thirrjes së Plisave dhe Prishtinës, që ndeshja “finale” me Dritën të luhet në stadiumin e Prishtinës.
Kampionatin e sivjetëm e vendos ndeshja e fundit mes Prishtinës dhe Pejës.
Prishtina ndeshjet si vendas i ka luajtur deri më tani në Pejë.
“Xhiroja e fundit e Superliges së Kosovës në futboll është finale mbi finalet. Rrallë ndodhë që në xhiron e fundit të vendoset kampioni si në këtë edicion. Kjo lojë nikoqire për Prishtinën me Dritën është vendosur të luhet në Pejë. Kërkesa ime për Federaten, Punëkryesin e Ministrinë është që të shohim mundësinë që kjo lojë të luhet në stadiumin e Prishtinës. E dijmë që punimet nuk kanë përfunduar krejtësisht në tribuna po do të ishte hapje madhështore e stadiumit të renovuar të qytetit”, ka shkruar Ahmeti në Facebook. /arbresh.info/
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...