Kufiri kthehet në ‘makthin’ e kamionëve

14:58 | 12 Maj 2018
A. B.

Dogana e Morinës  është kthyer në problemin kryesor te kamionistëve por edhe udhëtarëve, që kalojnë në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Problemet më të mëdha ndodhin kryesisht në fundjavë. Kalimi i kamionëve në skaner por edhe punimet në doganë për sportelet e reja, krijojnë çdo ditë radhë të gjata.

Vetë kamionistët thonë për Top Channel se këto vonesa disa orëshe, përveçse janë humbje kohe, kanë edhe kosto financiare.

Vështirësinë në qarkullim i shkaktojnë kryesisht kamionët por pika e kalimit kufitar Morinë-Vërmicë përshkohet cdo ditë edhe nga automjetet e vogla, që kaosin në qarkullim e ndjejnë po njësoj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme