Izraeli është duke planifikuar mbylljen e pikë kalimit kufitar Kerem Shalom me Rripin e Gazës, për shkak të dëmtimit.
Sipas ushtrisë izraelit, shkatërrimi ka lidhje me dhunën kufitare, që ka shpërthyer në një numër përpjekjesh nga palestinezët për të kaluar gardhin e sigurisë, transmeton portali arbresh.info.
“Kalimi do të mbetet i mbyllur derisa dëmi i shkaktuar nga trazirat të riparohet dhe do ta rihapim në përputhje me vlerësimin e situatës”, thuhet në deklaratën e ushtrisë izraelite.
Siç specifikohet nga ushtria, terminali Kerem Shalom, i përdorur për transferimin e mallrave brenda dhe jashtë Gazës, do të mbetet e hapur vetëm për rastet humanitare.
Situata përgjatë kufirit të Rripit të Gazës Izrael-Gaza ka qenë mjaft e tensionuar gjatë disa javëve të fundit, pasi palestinezët kanë mbajtur tubime masive pranë tij që nga 30 marsi./Arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...