Duket se martesa ndikon në më shumë gjëra, se sa thjesht lumturia.
Një studim i publikuar në Journal of Neurology, Neurosurgery & Psychiatry ka zbuluar se të qenit i vetëm për pjesën tjetër të jetës mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të problemeve mendore me 42 për qind në krahasim me çiftet e martuara.
Njerëzit që janë të ve, gjithashtu janë në një rrezik të madh, me një shans prej 20 përqind.
Studiuesit nga University College London shqyrtuan 15 studime të veçanta, ku analizuan lidhjen mes rrezikut të çmendurisë dhe statusit martesor.
Duke kombinuar rezultatet nga 15 studimet, studiuesit ishin në gjendje të analizonin të dhënat në mbi 800,000 njerëz në mbarë botën. Sipas Dr Laura Phipps nga Research UK për Alzheimer, ka shumë arsye pse martesa mund të çojë në një numër përfitimesh shëndetësore.
“Njerëzit që janë të martuar priren të jenë më mirë financiarisht, një faktor që është i ndërthurur me shumë aspekte të shëndetit tonë. “Bashkëshortët mund të ndihmojnë në nxitjen e zakoneve të shëndetshme, të kujdeset për shëndetin e partnerit të tyre dhe të ofrojnë mbështetje të rëndësishme sociale”.
Dr. Andreë Sommerlad, një psikiatër në UCL dhe një nga studiuesit e studimit, shpjegoi se si një jetese të shëndetshme mund të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin tuaj mendor.
“Një gjë që ndodh kur dikush po bënë një çmenduri është akumulimi i dëmeve brenda trurit”, tha Dr. Sommerlad për The Independent.
Shoqërimi i martesës dhe kujdesi që partnerët sigurojnë për njëri-tjetrin mund të jenë faktorë që kontribuojnë në uljen e rrezikut të sëmundjes mendore. Publikimi i studimit përkon me nisjen e fushatës së Alzheimer’s Research UK Christmas, fushatës së Santa Forgot.
Fushata, e cila mbështetet nga Stephen Fry, po përpiqet të mbledhë fonde dhe ndërgjegjësim e personave./bota.al
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...