Cristiano Ronaldos tashmë i ka përfunduar sezoni në La Liga

14:14 | 12 Maj 2018
Arbresh Info

Mungesa e Cristiano Ronaldos në skuadrën e plotë në dispozcion për ndeshjen e fundit në La Liga do të thotë që sezoni i tij tashmë ka përfunduar.

Ylli i Real Madridit nuk është emëruar në skuadrën e Zinedine Zidanes të zgjedhur për ndeshjen e xhiros së fundit në La Liga kundër Celta Vigos si pasojë e lëndimit që mori vikendin e kaluar, transmeton portali arbresh.info.

Sulmuesi u lëndua në el Clasicon kundër Barcelonës në Camp Nou derisa po shënonte golin e barazimit për 1 me 1.

Për shkak të këtij lëndimi, Ronaldo nuk mori pjesë në disfatën e ‘Los Blancos’ të pësuar në mesjavë kundër Sevillas dhe nuk është në dispozicion as për takimin kundër Celta Vigos.

Sidoqoftë, 33-vjeçari pritet të jetë i gatshëm për finalen e Ligë së Kampionëve kundër Liverpoolit më 26 maj në Kiev./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme