Rama përfundon në Gjykatë, zbulohet për çfarë akuzohet

11:23 | 12 Maj 2018
Arbresh.info

LSI ka nisur procedurat ligjore duke i kërkuar Gjykatës së Beratit rihapjen e hetimeve lidhur me Kryeministrin Edi Rama.

Kjo për thirrjen që bëri gjatë fushatës së fundit zgjedhore, ku i kërkoi punonjësve të Policisë së Shtetit të angazhoheshin për mbledhjen e votave në favor të PS-së.

“Në momentin që lënë uniformën pas punës të përkushtohen për të marrë sa më shumë vota për PS. Në mënyrë që të mos e lejojmë rikthimin e hijes së turpit mbi uniformën blu që ne e kemi pastruar dhe lartësuar më shumë se asnjëherë më parë,”- tha asokohe Rama.

Seanca gjyqësore do të mbahet në 16 maj 2018 dhe pritet një vendim lidhur me kërkesën.

Çështja në fjalë u mbyll nga Prokuroria, pasi Kryeministri kërkoi ndjesë në rrjetet sociale, lidhur me thirrjen që kishte bërë. /albeu.com

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme