Gjatë tre muajve të fundit Ministria e Punëve të Brendshme ka regjistruar 700 vjedhës me akuzën për veprën penale “vjedhje e rëndë” duke përfshire vjedhje nëpër objektet banesore.
483 nga vjedhjet janë bërë në Shkup, mes të cilave më së shumti në Qendër, Karposh e Aerodrom.
Në Komunën Aerodrom për tre muaj janë vjedhur 114 banesa, në Qendër për tre muaj janë vjedhur 110 banesa, ndërsa në Karposh për tre muaj janë vjedhur 90 banesa.
Numër i madh i vjedhjeve është regjistruar edhe në Komunën e Çairit, ku për tre muaj janë vjedhur 48 banesa. Në Gazi Babë për tre muaj janë regjistruar vjedhje në 44 banesa, ndërsa në Gjorçe Petrov janë kryer vjedhje në 35 banesa.
Në Bit Pazar për tre muaj vjedhje është kryer në 31 banesa, në Kisella Vodë në 20 banesa dhe në Draçevë -në 10 banesa./telegrafi
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...
Dy shqiptarë të nominuar për çmimet vjetore të FIFA-s
Rumania fillon rinumërimin e votave pas akuzave për shkelje ...
Bebushja Luna Mari Ejlli rrëmben vëmendjen me veshje kombëta...
Hovenier: Falënderues për ushtarët amerikanë që shërbejnë në...