Interi do të presë Sassuolon mbrëmjen e sotme, teksa tifozëria zikaltër ka përgatitur një tjetër surprizë për të besuarit e Spallettit.
Rreth 75 mijë vetë do të jenë në shkallët e ‘San Siros’ për të mbështetur lojtarët zikaltër, në atë që Luciano Spalletti e quajti gjysmëfinalet e sezonit.
Kjo shifër konfirmon edhe një herë se Interi është absolutisht skuadra më e ndjekur në Itali, ku ka tejkaluar numrin e një milion tifozëve gjatë sezonit, ndërsa ka një mesatare prej më tepër se 50 mijë ndjekësish për ndeshje.
Natyrisht që ky numër është i vogël krahasuar me shifrat e klubeve më të mëdha europiane, por është shumë i lartë me mesataren e Serisdë A, që nuk i tejkalon 25 mijë tifozë për ndeshje.
Sfida ndaj Sassuolos do të jetë vendimtare për Interin, në prag të transfertës finale në Rom,ë ndaj Lazios, ku edhe do të jepet verdikti nëse do t’ia dalin zikaltrit të luajnë në edicionin e ardhshëm të Championsit, apo jo.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...